Me pak se 5 ore mbi 40 aksidente ne Prishtine

Mbi 40 aksidente janë shënuar që nga orët e hershme të mëngjesit nëpër rrugët e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

Sipas saj që nga mëngjesi numri i aksidenteve si pasojë e borës ka shkuar në 40.

“Lusim qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë kësaj kohe. Secili e di se cilat pajisje duhet t’i kenë me vete”, ka thënë ajo.

Ahmeti thotë se policia do të jetë në gjendje gatishmërie gjatë kohës sa ka të reshura