Me rastin e donacionit të veprave figurative të piktorit të njohur shqiptar Omer Kaleshi dhe në kuadër të javës së përkushtuar për veprimtarinë e tij poetike, Komuna e Çairit organizon këtë program kulturor

Me rastin e donacionit të veprave figurative të piktorit të njohur shqiptar Omer Kaleshi dhe në kuadër të javës së përkushtuar për veprimtarinë e tij poetike, Komuna e Çairit organizon këtë program kulturor:

– 01 dhjetor 2016 (e enjte), me fillim në ora 12:00, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, objekti Çifte Hamam, në Shkup në ekspozitën me titull: “Omer Kaleshi – 55 vjet krijimtari” do të ekspozohen gjithsej 24 piktura të dhuruara të cilat bëjnë pjesë në opusin më të ri krijues të autorit, ndërkaq publiku vendor do të ketë mundësi të njoftohet me të njëjtat fill pas prezantimit të tyre në Vjenë të Austrisë.

– 02 dhjetor të vitit 2016 (e premte) në ora 11:00, në ditën e dytë të këtij manifestimi, në hapësirat e Galerisë së Çifte Hamamit (pjesë e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë), autori do të realizoj takim edukativ me fëmijët e shkollave fillore të kësaj komune, në të cilin do t’i njoftojë gjeneratat e reja me krijimtarinë e tij.

– 06 dhjetor të vitit 2016 (e martë) e njëjta ekspozitë do të promovohet në Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me ç’rast veprat në pronësi të Komunës së Çairit përgjithmonë do të jenë të ekspozuara për publikun në formë të ekspozitës së përhershme në Galerinë përkushtuar Omer Kaleshit.

Maestro Omer Kaleshi është një piktor shqiptar me renome evropiane dhe botërore. Ka studiuar në Stamboll në Akademinë “Mimar Sinan”, ndërsa nga viti 1956 jeton në Paris si artist i lirë.

Ju mirëpresim për të nderuar veprën madhore poetike të Omer Kaleshit.

https://m.youtube.com/watch?v=X-80cOzX4Fo