Më shumë se 20 të vdekur nga i ftohti në Europë

Më shumë se 20 persona dihet të kenë vdekur nga temperaturat e ulëta të cilat po vazhdojnë të mbretërojnë në Europë.

10-të persona kanë vdekur nga i ftohti në Poloni të dielën. Trupat e tre emigrantëve, dy nga Iraku dhe një nga Somalia, janë gjetur në afërsi të kufirit Turqi-Bullgari.

Për të vdekur është raportuar po ashtu edhe nga Italia, Republika Çeke dhe Ukraina. Dhjetëra fluturime janë anuluar. Ndërsa anijet në Turqi dhe Bosfor janë bllokuar për shkak të dëborës. Madje edhe ishujt e Greqisë janë mbuluar me borë.