Medaljet olimpike e Tokio 2020 do të prodhohen nga metali i ricikluar

Medaljet për Olimpiket e Tokios 2020 do të prodhohen nga metali i ricikluar nga telefona të vjetër celularë dhe pajisje të dhuruara nga publiku i përgjithshëm, për t’i dhënë atyre një ndjenjë të drejtpërdrejtë përfshirjeje në Lojëra, sipas organizatorëve.

“Përmes riciklimit, jo vetëm të përdorim dhe të hedhim, por ne mund të limitojmë përdorimin e burimeve të domosdoshme të botës. Mendoj se është një plan i mrekullueshëm,” u shpreh Koji Murofushi, drejtor i sporteve të Tokio 2020 dhe medalist ari në hedhjen e çekiçit në Lojërat e Athinës në 2004.

“Njerëzit mund të kënaqen me ndjenjën se kjo medalje është bërë nga kontributet e të gjithëve ne.”

Lëvizja është një përpjekje për të promovuar qëndrueshmërinë dhe për të kursyer para për ekstravagancën sportive të verës, që do të ketë një buxhet prej 16.8 miliardë dollarësh, sipas organizatorëve.

Komiteti organizues i Tokio 2020 shpreson të grumbullojë 8 ton metal – 40 kg ar, 2.920 kg argjend dhe 2.994 kg bronz – nga telefonë të vjetër dhe pajisje të vogla shtëpiake që do të jepen nga njerëz përqark Japonisë.

Kjo përpjekje, e para në llojin e saj në Olimpike, do të rezultojë përfundimisht në 2 ton metal, mjaftueshëm për të prodhuar të 5.000 medaljet e Olimpikeve dhe Paralimpikeve.

Nga prilli, kuti mbledhëse do të instalohen në zyrat lokale dhe dyqanet e firmave të telefonëve, që do të bëhen partnere me firmën mjedisore Japan Environmental Sanitation Center për projektin.
Koleksioni do të përfundojë kur 8 tonët e kërkuar të grumbullohen, edhe pse sipas organizatorëve, duhet punuar mbi detaje të mëtejshme të projektit.