Media gjermane: Shqiptarët dhe serbët mund të pajtohen për rishikimin e kufijve, por problemi …

Kosova, Serbia dhe Bosnja rrezikohen të përfshihen nga një luftë e re. Përsëri në rajon janë shfaqur idetë irredentiste, një temë tabu për SHBA dhe BE shkruan media gjermane DPA.

Ish udhëheqësi kroat Josip Josipovic thekson njëlloj si presidenti serb në Bosnjë, Mladen Ivanic. Marrëdhëniet mes shteteve ish jugosllave janë në pikën më të ulët prej njëzet viteve. Në javët e fundit bile është përmendur kërcënimi me luftë nga presidenti serb Tomislav Nikolic, për shkak se sipas tij shqiptarët përgatisin luftë kundër minoritetit serb.

Dhe për shkak se në gjithë vendet e Europës juglindore minoritetet janë të pakënaqura me politikat qeveritare, ata kanë filluar synimet për rishikimin e kufijve. Gjithshka është elektrizuar me një shkrim në vitin e kaluar në Foreign Affairs, ku diplomati Timothy Less sqaroi se politika e krijimit të shteteve multi-etnike ka dështuar dhe konfliktet e reja mund të parandalohen vetëm me ndryshimin e kufijve, përcjell botasot.

Punonjësi në shërbimet sekrete franceze, Pierre-Henri Bunel, problemet rajonale i ka paraqitur si “tipike për shembullin e konflikteve të ngrira”. Në magazinën serbe „Nedeljnik“ ish eksperti ballkanik në CIA, Steven Meyer, potencoi rëndësinë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo do thotë unioni mes Serbisë jugore, Preshevës dhe Bujanovcit me bashkëkombasit e tyre në Kosovë, por pa veriun. Këtë lloj politike e mbështesin edhe udhëheqësit e Shqipërisë. Ish udhëheqësi i gjatë Sali Berisha në parlamentin e Tiranës kërkoi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Nëse shkëmbimi i territoreve rreth Kosovës teoritikisht është e arritshme, problemet në Bosnjë janë disa herë më të komplikuara. Serbët e Republika Srpska që kontrollojnë thuajse gjysmën e territorit prej kohësh kërkojnë ndarjen nga Bosnja me shumicë të thjeshtë muslimane. Kroatët katolikë që përbëjnë 15 përqind të popullsisë janë më shumë të lidhur me Kroacinë sesa me kryeqytetin boshnjak Sarajevë.

Ka shumë pak zëra si ish reformatori politik serb Zarko Korac, që paralajmërojnë nga ndryshimet e kufijve. Pavarësisht problemeve ekonomike, të rinjtë e shkolluar dhe emigrantët kanë formuluar një apel në magazinën më të rë NIN: „Kërkoni një luftë të re (për një Serbi të madhe) dhe të vdisni, ose, të pranoni kufijtë e tanishëm dhe të luftoni që Serbia të bëhet një vend për të jetuar?