Media serbe shkruan për Era Istrefin: kënga e re hit, por a e dinit se çfarë kuptimi misterioz ka fjala “REDRUM”?

Duket se “Redrum” po merr të njëjtën famë si “Bonbon”. Kanë kaluar pak orë nga publikimi i klipit dhe menjëherë kënga ka shkaktuar reagimin e mediave të huaja. MTV-ja serbe i ka kushtuar një artikull këngëtares duke e quajtur që në titull “hit” këngën e re “Redrum”. Në artikull përshkruhet Era si një artiste që me këngë shqip arriti të ketë sukses global.