Mediat: Bashar al Assad ndodhet në spital në gjendje të rëndë

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë publik të dielën një gazetar i Al Jazeera, Faisal al-Qassim  në llogarinë e tij në twitter, shkruan Saily Sabah.

Qassim sugjeroi që Assad duhet të marrë atë si një “mesazh hyjnor” për të ndaluar vrasjen e popullit sirian.

Ndërkohë e përditshme libaneze al-Mustaqbal raporton se Assad ndodhet në spital pasi ka pësuar një hemoragji celebrale.

Regjimi i Assad mohoi pretendimet në një deklaratë të publikuar në Facebook, duke thënë se shëndeti i Assadit është në gjendje të mirë.