Mediat e Beogradit: Serbët përkrahin Kosovën në ndeshjen me Kroacinë

Mediat serbe i kanë kushtuar disa artikuj përballjes mes Kosovës dhe Kroacisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Por, ajo që duke e pabesueshme është përfundimi se serbët mbështesin ekipin kosovar përballë atij kroat.

Sipas albeu.com, portali serb “Telegraf.rs” ka pyetur lexuesit e saj nëse sonte do të bëjnë tifo për Kosovën apo Kroacinë.

Deri më tani, 44.82% e anketuesve kanë votuar për Kosovën, ndërkohë që 22.83 për kroatët. 32.35% nuk kanë votuar për asnjërën palë. Por rezultatet e deritanishme tregojnë për urrejtjen e madhe që ka edhe mes kroatëve dhe serbëve.

Ndërkohë sot Shkodra është ndezur nga festa. Ndryshe nga herët e tjera, tifozët e dy skuadrave janë përqafuar dhe madje kanë kërcyer bashkë, e duke kënduar “Vrite serbin”. Ndeshja luhet sot në orën 20:45.