Mediat e huaja për ndeshjen: Izraeli fitoi falë gabimeve të shqiptarëve


Mediat e huaja për ndeshjen: Izraeli fitoi falë gabimeve të shqiptarëve

Ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme për kualifikimet në botërorin e vitit 2018 nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave të huaja sportive. Humbja e Shqipërisë 3-0 në shtëpinë e saj, duket se i ka dhënë Izraelit shanse kualifikimi, ndërkohë që ekipi ynë kombëtar është vënë në qendër të kritikave edhe për sjelljen e futbollistëve në fushë.

Ja disa prej tyre:

SportMediaset: Rrëzohet Shqipëria. Në “Elbasan Arena” vjen humbja e dytë radhazi në shtëpi por kjo dhemb më shumë.

media

Corriere Dello Sport: Shqipëria humbet me 9 lojtarë. Pas KO kundër Spanjës, Shqipëria humb përsëri në shtëpi.

media 1

Gazzetta Dello Sport: Disfatë në shtëpi për De Biazin, Berisha godet me kokë Zahavin.

media 2

AS: Izraeli mund Shqipërinë dhe mban gjallë kandidaturën. Spanja duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar i cili mbetet në luftën për një vend në Rusi. Por këtë radhë fitoi falë gabimeve të shqiptarëve që mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë.

media 3

Ynet: Festë në Elbasan, tani na pret Spanja!

media 4

Kicker.de: Izraeli, kombi surprizë?

media 5