Mediat gjermane shkruajnë kundër Era Istrefit: Nuk mund të krahasohet me Rihanna-n, ka një rrugë të gjatë për të bërë

Mediat gjermane kanë shkruar së fundmi për Era Istrefin.

Ato raportojnë se këngëtarja ka kohë që është një yll në Kosovë dhe Shqipëri. Por, në sajë të teksteve të veçanta, Erën e krahasojnë me yllin botëror Rihanna, megjithëse nuk ka zë të fuqishëm si ylli i Barbadosit.

“Era ka shumë kohë që quhet si pop-star në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht për arsye të suksesit të motrës së saj më të madhe Nora Istrefi. Ajo e filloi karrierën e saj në shtetin e vogël, përballë bregut lindor të Italisë, para disa vitesh dhe përgatiti rrugën e karrierës për motrën e saj. Tekstet e Erës janë pjesërisht anglisht dhe pjesërisht shqip dhe është e vërtetë që bëhen nga të tjerë krahasime me Rihannën. Nga ana muzikore ajo bën më shumë muzikë elektronike dhe zëri i Erës tregon që nuk e ka fuqinë e Rihannës”, shkruan ëdr.de.

“Shpjegimi BONBON në 133 shkronja: për të kërcyer pak, për të bërë pak si Rihanna dhe për t’u befasuar nga një pop-star nga Kosova – kjo është Era Istrefi me ‘BonBon’”.

Ato krahasojnë edhe numrin e shikueshmërisë në YouTube të këngës së Erës dhe Rihannës – ‘Bon Bon’ respektivisht ‘Work’.

“Nëse ekzistojnë krahasime midis Erës, Sias dhe Rihannës, Era ka një rrugë të gjatë para vetes. Për krahasim: “Bonbon” ka arritur 30 milionë klikime në YouTube në total, ndërsa Rihanna me “Work” ka bërë vetëm në muajin e parë 100 milionë klikime!”.