Mediat greke lajmërojnë për vazhdimin e krizës në Maqedoni

Vlerësimet në Greqi flasin se edhe përkundër ndryshimeve të vogla që sollën zgjedhjet, megjithatë në esencë nuk kanë arritur të ndihmojnë në krijimin e klimës adekuate për tejkalimin e plotë të krizës politike.

Gazeta greke Etnos komenton se zgjedhjet ndikuan në vazhdimin e krizës duke prolonguar edhe çështjet tjera të hapura madje dhe me interes grek siç është kontesti për emrin.