Mediat ndërkombëtare: Kosova po i prodhon artistet pop më të mira

Një historik i shkurtër i vajzës shqiptare që goditi në pop-in ndërkombëtar

“Duke i ndjekur hapat e Rita Orës, këngëtarja plot shpirt Dua Lipa po e vendos Prishtinën në hartën e popit”, me këto fjalë fillon artikulli i prestigjiozes, “The Times” dedikuar për yllin shqiptar Dua Lipa.

“The Times” i ka dhënë edhe një historik të shkurtër Dua Lipës, duke e vlerësuar si një këngëtare e cila ka goditur në zhandrin pop.

“Ne jemi me të vërtetë krenarë prej nga vijmë, ne gjithmonë u tregojmë të gjithëve se jemi nga Kosova”, ka thënë Dua, transmeton rtv21.tv

“Para se të bëhej këngëtare e fuqishme dhe mahnitëse, goditëse e “dance-pop”, Dua Lipa ka punuar tek dera e një klubi nate në Londër. E dini tip si: dominues, gjykues, me një dërrasë në duar, duke ju shikuar poshtë e lartë, gati për të ju refuzuar sepse “nuk dukeni mirë”.

“E urreja, pamjen e 21 vjeçares”, kishte thënë shpejtazi Dua.

Pasi përfundon ora 3 e mëngjesit, Lipa shkonte në shtëpi dhe shkruante këngë.

“Definitivisht më ka vendosur në kornizën e duhur për të shkruar. Ju gjithmonë keni një ngjarje për të treguar”, është shprehur ajo.

Në artikull shkruajnë se ajo është krahasuar me këngëtaren botërore, Lana Del Rey, krahasim ky për të cilin Dua thotë se nuk e ka problem pasi që tregon se i pëlqen Lana, transmeton rtv21.tv

Nëse ju duhet dikush për ta senzibilizuar gjeneratën e të rinjëve, ja ku është Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare thotë se preferon të qëndroi në shtëpi dhe jo klubeve të natës, ani pse është 21 vjeçare.

Dua foli edhe gjatë për hitin e saj të padiskutueshëm “Hotter Than Hell”, ku tregoi se i dedikohet një ish të dashurit të saj i cili vazhdimisht e kishte bërë të ndihet se nuk ishte mjaftueshëm e mirë, duke e bërë të ndihet sikur po thoshte çdo herë gjërat e gabuara.

“U ndava nga ai dhe po ndihesha shumë keq për veten time, por kur shkova në studio dhe fillova të punoi në këngë, e urreja faktin që dilja shumë e dobët. Nuk doja të isha ai person, vajza që gjithmonë do t’u thosha miqëve të mij të mos bëhen, doja të isha më e fuqishme”, është shprehur 21 vjeçarja.

Në fund të artikullit thuhet se Kosova është po aq krenare sa është edhe ajo për të. Poashtu, thuhet se Dua ka treguar që Rita Ora është një shembull model për të.