Mediat ne Turqi – Zbulohet një plan i Gulen i vitit 1990 për grusht shteti

Në kuadër të hetimeve për çështjen e organizatës terroriste FETÖ/PDY, dëshmitë kanë nxjerrë në pah se kjo organizatë kishte një plan për grusht shteti edhe në vitin 1990, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga Prokuroria e qytetit të Tokat-it në Turqi janë dhënë detaje mbi punën e bërë nga kjo prokurori në 3 ditët e fundit në lidhje me hetimet ndaj organizatës FETÖ/PDY.

Në kuadër të këtyre hetimeve në deklaratë thuhet se prokuroria ka nxjerrë leje kërkimi dhe ndalimi për 9 oficerë, zyrtarë të lartë të ushtrisë, disa prej të cilëve janë ndaluar, ndërsa disa të tjerë ende janë në arrati.

Ndërkohë prokuroria në bashkëpunim me Kryeprokurorinë e Turqisë ka dalë në përfundimin se disa nga të dyshuarit kishin qenë me detyra të ndryshme jashtë vendit.

Prokuroria ka njoftuar gjithashtu se në një hetim të dytë ka rezultuar se 22 oficerë të nivelit të lartë tashmë gjatë arsimimit të tyre në shkollat e mesme dhe të larta ushtarake ishin anëtarë të organizatës terroriste FEÖ /PDY. Ata kanë pasur disa herë takime personale me udhëheqësit e kësaj organizate Fetullah Gylen. Oficerët kanë pohuar gjatë marrjes së tyre në pyetje se kishin planifikuar një grusht shteti edhe në vitin 1990, por i cili nuk është vënë në zbatim

“Nxënësit e shkollave ushtarake në fundjavë janë lënë për të shkuar në shtëpitë e organizatës ku ata dëgjonin ligjërata nga ‘Abilerët’, personi përgjegjës në një apartament të FETÖ-s. Këta njerëz kontrollonin dhe zbulonin fushat e interesit të nxënësve dhe më pas i adresonin ata për punët që duhet të bënin. Objektivi kryesor ishte për të marrë nxënësit dhe për ti bërë ata pjesë e ideologjisë së tyre. Kështu, studentët janë të siguruar plotësisht në një strukturë terroriste, ata do të jenë të bindur për atë që shërbejnë dhe do të vijnë në pikën përtej së cilës nuk kishte kthim. Me qëllim të rregullimit të strukturës ata përdornin fenë, ndërsa për lavdërimin Fetullah Gylenit ata përdornin Profetin e fesë Islame Muhammedin (as)”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve të prokurorisë, një person ka pranuar se ka qenë në pozitën e “Imamit” në strukturën e FETÖ-s. Atij i është besuar një grup studentësh prej 19 personash nga shkollat ushtarake. Këta studentë janë përfshirë plotësisht në strukturën dhe gjithsecilit prej tyre i janë caktuar emra të koduar.