MEDIAT SERBE: EJUP ALIMI KANDIDATI I BDI-së QË PROVOKON MAQEDONASIT (FOTO)

Pjesëtari i dikurshëm i Ushtrisë “terroriste” sic e quajne mediumet serbe,Ushtinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe asaj në Maqedoni, Ejup Alimi nga lagjëja Çair e Shkupit është bartës i një prej listave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë zgjedhore numër 2 në Shkup. Kështu shkruajnë portalet serbe, të cilët kandidimin e Alimit për bartës liste e kanë quajtur provokim për maqedonasit. “Menjëherë pas formimit të UÇK-së terroriste, ai së bashku me gruan iu bashkuan njësisë nën komandën e ish të burgosurit të Tribunalit të Hagës, Ramush Haradinaj, ndërsa pas përfundimit të luftës në Kosovë u bë pjesëmarrës aktiv i ushtrisë kombëtare shqiptare nën komandën e Ali Ahmetit në Maqedoni. Pas inkuadrimit të Ahmetit në jetën politike në Maqedoni, Alimi ka kryer një serë funksionesh në Shkup”, shkruan portalet serbe, duke shtuar se “kandidimi i Alimit si bartës liste provokon rëndë maqedonasit!

77http://www.blic.rs/vesti/svet/bivsi-pripadnik-ovk-nosilac-liste-u-skoplju/b66l1cb

 

http://www.nspm.rs/hronika/bivsi-pripadnik-ovk-ejup-aljimi-nosilac-izborne-liste-u-skoplju.html?alphabet=l

 

http://scradar.com/vesti-iz-sveta/bivsi-pripadnik-ovk-nosilac-liste-u-skoplju/

ejup