Mediat serbe: Së shpejti treni Nish-Merdare

Mediat serbe: Së shpejti treni Nish-Merdare

Sipas raportimit të portalit serb, Tanjug, në 10 ditët e para të Shkurtit do të fillojë të veprojë një tren nga Nishi për në Merdarë, transmeton Indeksonline.

Është bërë e ditur se treni pritet të niset nga Nishi në ora 03:55 të mëngjesit, ndërsa nga Merdarja për në Nish nisja do të jetë në ora 13:20.

Ndërsa duhet përkujtuar që herën e fundit që Serbia kishte nisur një tren nga Beogradi për në Prishtinë e kishte bërë pamjen e tij tejet provokuese për të gjithë shqiptarët me mbishkrime ‘Kosova është Serbii.