Mediat spanjolle: Elia Zaharia Zogu është “Nusja e Vitit”

Ajo është shpallur si “Nusja e Vitit” nga revista spanjolle “Hola”. Elia Zaharia Zogu këtë vlerësim e ka marr pas martesës me Princ Leka Zogun.

“Surprize shume e bukur nga media Hola. Me shpallen “Nusja e Vitit. Faleminderit Blerina Kllokoqi Rugova për super fustanin e ceremonisë, jam e lumtur qe emri yt lakohet tashme ne te gjitha mediat me prestigjioze! Faleminderit Flora Suldashi per super fustanin e ditës, si edhe Class Make Up”,- ka shkruar Elia në Facebook.

Kujtojmë se Princi Leka dhe Elia Zaharia u martuan në muajin tetor të vitit që sapo lamë pas 2016, me mbi 800 persona të ftuar.