Mediat turke zbulojnë “terrorist” të Gylenit tek Lëvizja Besa!?

epa03663954 Issues of 'Sabah' lie in the office of the Turkish newspaper in Mörfelden-Walldorf, Germany, 16 April 2013. On the front page of today's issue the postponing of the the far right National Socialist Underground (NSU) trial from 17 April to 06 May 2013 is covered. Sabah had laid a constitutional complaint against distribution of the journalist's spots. EPA/FRANK RUMPENHORST

Gazeta turke e afërt me presidentin Erdogan, “Sabah” dje ka publikuar një lajm të autorit Mahmut Ovur e që flet për strategjinë e organizatës FETO në Ballkan.

Sipas lajmit të gazetës Sabah organizata terroriste FETO ka shtrirë ndikimin e saj në Ballkan dhe duke kapur parti politike, organizata biznesi dhe ka shtrirë ndikimin e saj edhe në Ambasadën turke në Maqedoni.

“Feto po investon shumë për të kapur popullatën muslimane në Maqedoni. Derisa opozita shqiptare dhe turke janë organizuar në partinë e quajtur BESA, Feto ka instaluar strukturat e saj edhe në këtë parti” shkruhet në artikullin e gazetës.

Sabah shkruan se FETO ka futur në dorën e vetë edhe shumë organizata biznesi, bile ka qasje edhe në Ambasadën Turke në Maqedoni. Ata nuk e mohojnë faktin se strukturat e FETOs janë të instaluara edhe në organizimet tjera politike në Maqedoni.

FETO është organizatë terroriste turke që udhëhiqet nga ndjekësit e Fetullah Gylen.tetovasot