“Medika Istambul”, Tetovë- Poliklinikë e re me pajisje moderne

Tetovë (28.09.2016) – Dymbëdhjetë reparte, të vendosura në 2000 metra katror, me një koncept bashkëkohor të objektit  dhe me pajisje cilësore e përbejnë poliklinikën e re në Tetovë, “Medika Istambul”, e cila do të hapet së shpejti.

Ekipi i mjekëve nga Maqedonia, në bashkëpunim me emra të njohur mjekësh nga Turqia, do të jenë në dispozicion të pacienteve në fushën e radiologjisë, mjekësisë nukleare, ortopedisë, neurologjisë, urologjisë, gjinekologjisë, pediatrisë, kirurgjisë së përgjithshme, mjekësisë interne dhe endokrinologjisë. Në këtë drejtim në shërbim të pacientëve do të jenë dhe laboratorët më bashkëkohorë diagnostikues biokimikë dhe të stomatologjisë.

Kombinimi i përvojës vendore dhe asaj ndërkombëtare, do ta pozicionojnë lartë këtë poliklinikë me shërbim cilësore në fushën e shëndetësisë primare dhe asaj sekondare. Pajisjet e sofistikuara që i kemi në dispozicion, do të mundësojnë diagnostikim të shpejtë dhe efikas, si dhe do të jetë një parakusht për trajtimin në kohë të problemeve shëndetësore.

“Medica Istanbul” në Turqi është e njohur për shfaqjen e saktë të diagnozave dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe po këto parime operative, do të zbatohet edhe në Tetovë.

Duke ofruar edhe shërbime të kujdesit primar shëndetësor, Poliklinika ka bashkëpunim me Fondin për Sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, ku pacientët do të kenë në dispozicion shërbime shëndetësore të cilësisë  së lartë, sipas çmimeve të përcaktuara nga fondi.

1-74 1-12 1-13 1-74-1 1-49