Mehmeti: Është absurde të pritet që Gruevski të reformojë sistemin (Video)

sh-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ermira Mehmeti e ftuar në emisionin 200 në Tv.ALSAT ka deklaruar se nga një kryeministër që ka bërë aq nam përgjimesh është absurde që të presish që ai të reformoj sistemin, transmeton Gazeta Express.

“Nuk mundet, sepse ai e ka vendosur atë sistem. Ai sistem e ka prodhuar atë lider. Si mund të presim tani që ai ta pranojë përgjegjësinë dhe të korrigjojë atë”, thotë Mehmeti.