Meksikë, shqiptari përplas policen me makinë, ja çfarë i gjetën në mjet (VIDEO)

Një hetim ka nisur ndaj një shqiptari në Meksikë, i cili akuzohet për lëndime të rënda trupore si dhe zotërim të objekteve të papërshtatshme. Mësohet se shqiptari në fjalë ka përplasur me makinën e tij një grua police. Ai u arratis nga vendngjarja dhe u vu në ndjekje nga policia që ia doli ta ndalojë. Pas kontrollit të bërë në mjetin e tij u gjet një hanxhar dhe një pajisje përgjuese. I arrestuari pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Duke marrë parasysh faktin që i arrestuari është një shtetas i huaj, prokurori do t’u kërkojë autoriteteve federale të konfirmojnë statusin e tij të emigracionit.