Melania Trump “ha” diamante, çmendet populli

Revista e famshme  “Vanity Fair” po përballet me reagime të ashpra, teksa shfaq në faqe të parë, Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump të mbushur me bizhuteri, për kopertinën  e saj të fundit.

Melania, ka mbushur gjithë kopertinën e muajit shkurt të edicionit meksikan të “Vanity Fair”, duke “ngrënë” diamante. Zonja e parë u prezantua më një pirun dhe gjerdanë margaritarësh dhe diamantesh në një pjatë ku i përdorte si spageti. Ky ishte një imazh luhatjesh për një vend ku jetojnë pothuajse gjysma e popullit ne varfëri. Revista do të sjelli një raport që tregon të kaluarën e kësaj zonjë të parë intriguese.

Imazhi i Melania Trump shkaktoi reagime të shumta, pasi presidenti Trump tha se do të ndërtojë murin kundër emigrantëve në kufi me Meksikën.

Nuk kanë kaluar shumë ditë që nga inaugurimi i Trumpit, ndërsa që tani ai ka shkaktuar trazira në SHBA dhe në botë për ndërtimin e murit me Meksikën dhe për firmosjen e dekretit për ndalimin e refugjatëve nga 7 vendet myslimane për të shkelur në SHBA.