Melania Trump, Zonja e Parë e Amerikës pa diplomë

Melania Trump, Zonja e Parë e Amerikës pa diplomë

Melania Trump do të jetë Zonjae Pare e Amerikës që nuk ka një diplomë universitare.

Të dhënat e Melania Trump, në faqen e qeverisë së Presidentit të sapozgjedhur Donald Trumpthonë se ajo “ka ndërprerë studimet për të vazhduar karrierën e saj si modele në Milano dhe Paris.”

Në raport nuk thuhet nëse gruaja e Trump ka rifilluar apo e përfunduar ndonjëherë shkollën.

Në korrik, faqja personale e Melania Trump tha se kishte marrë një diplomë në dizajn dhe arkitekturë në një universitet të papërcaktuar në Slloveni, vendi i saj të lindjes.

Por të dhënët e sapo publikuara nuk përcaktojnë se ku i ka përfunduar zonjaTrump studimet, por thoshin se kishte punuar si modele në Paris dhe Milano.

Blaz Matija Vogelnik, një profesor në Universitetin e Lubjanës të Sllovenisë, ku mendohej se kishte studiuar Melania tha për “NBC News” në gusht se ajo nuk kishte përfunduar asnjë degë në këtë universitet. /albeu.com/