Melanie Trump viziton fëmijët në spitalin e Brukselit

 

Zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump vizitoi të enjten fëmijët në një spital të Brukselit dhe i gëzoi duke iu dhuruar libra për fëmijë.

Ajo ka vizituar spitalin dhe i është bashkëngjitur grupit të fëmijëve, të cilët kishin bërë lule nga letra, që është traditë belge. Dy fëmijë që ishin ulur pranë saj po merrnin infuzion.

Ata kanë biseduar se cila është lulja e tyre e adhuruar. Melanie Trump tha se i pëlqen lule bozhuri, trëndafilat dhe sidomos orkideja.

Ndryshe, bashkëshortja e presidentit Donald Trump kishte vizituar fëmijët edhe në spitalin e Vatikanit, derisa ishte për vizitë në Romë, transmeton KosovaPress.

Është planifikuar që më vonë sot gjatë ditës Melanie t’iu bashkëngjitet bashkëshorteve të liderëve të tjerë, të cilët ndodhen në Bruksel për samitin e NATO-s.