Menduh Thaçi nesër takon Presidentin Nishani

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi nesër (e Hënë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të realizojë takim me Presidentin shqiptar z.Bujar Nishani.

Ky takim vjen menjëherë pas rikonfirmimit të zotit Thaçi si Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare pasiqë Kuvendi Qendrorë refuzoi dorëheqjen dhe votoi njëzëri të mos thirr Kongresin.

Kjo përkrahje nga Presidenti shqiptar padyshim se ka rëndësi të madhe për PDSH-në dhe z.Menduh Thaçi, si opozitarë të vetëm në skenën politike të shqiptarëve të maqedonisë./Ditari.mk/