Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Italisë, Karlo Romeo

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Italisë në vend, Karlo Romeo. Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Italian me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe procesit të zgjedhjeve të parakohshme,si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.