Menduh Thaçi: Rruga e UÇK-së nisi dhe përfundoi me Tetovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, në një intervistë për Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë janë shumë meritorë për çlirimin e Kosovës.

Madje, sipas Thaçit, edhe konstruktimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka startuar në Tetovë.

“Rruga e UÇK-së ka nisur dhe ka përfunduar me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Thaçi.

“Kjo duhet të jetë në mbamendjen historike. Për t’iu treguar gjeneratave të reja. Kjo duhet të tregohet se ja vlen sakrifica për interesat kombëtare”.