Mëngjesi duhet filluar me akullore, ja pse

Mund të duket e cuditshme që në këto ditë të ftohta të konsomosh akullore në mëngjes. Por një studim mendosh ndryshe, pasi akullorja për mëngjes ndihmon trurin të funksionojë shumë më mirë.

Janë studiuesit japonezë, të cilat pas një studimi kanë pohuar se konsumimi i akullores në mëngjes ndikon në përmirësimin e funksionimit të mendjes njerëzore.

Giosichiko Koga, profesor në Universitetin e Tokios, bëri eksperimentin e mëposhtëm: Ai i tha një grupi studentësh për të ngrënë akullore sapo të zgjoheshin, disa të tjerëve asnjë gjë dhe një grupi tjetër, u tha të konsumonin vetëm ujë.

Grupi që hëngri akullore dha rezultate shumë më të mira dhe të shpejta, kur u pyetën për të zgjidhur disa probleme, ndërsa grupet e tjera nuk kishin të njëjtat rezultate.