Meremetimi i rrugëve në Çair, sipërfaqësor

Rrugët janë katastrof nuk bëjnë hic, rrugët e Cairit janë katastrof sidomos mbas borës po shifen ma shum. Jam takist i di rrugët shumë mire, kishte dicka përmirsime po nuk i mbushin si duhet i lën pak më lart, pak më posht, prap se prap nuk ka ndonjë përmirsim.

Ndash të ri me ble veturën ndash të vjetër gropat e prishin, për kto duhet të marrin masa ata që janë përgjegjës , por ata nuk dalin asnjëherë t’i shohin kto rrugë vetëm kur kanë interes. Nuk është biciklet vetura me ik gropave, ski nga shkon, 4 goma i ka nuk di cilën ta ruajsh nga gropat -ankohen  disa banorë.

Banorët e Çairit thonë gjithmonë para zgjedhjeve autoritetet mundohen të manipulojnë me qytetarët duke bërë punë sipërfaqësore, por problemet e tyre mbeten të pazgjidhura pasi të përfundojnë votimet.

 Kto gjithmonë ndodhin para proceseve zgjedhore çdo herë ce ka zgjedhje sidomos komunale kinse po punojnë dicka. Cdo vozitës i makinës paguan gjatë regjistrimit komuna merr tatim prej cdo makine ku shkojnë ato pare , ato janë për mirëmbajtje të rrugëve.

 Kjo ndodhë çdo herë para zgjedhjeve ,duhet të bëhet rekonstruim total, jo kështu mbas dy muajve prap do të kthehen sic kanë qenë – shprehen dy qytetarë të tjerë.

Nga qyteti i Shkupit thonë se meremetimi i këtyre rrugëve bëhet çdo herë pas sezonit të dimrit kur bie borë dhe ka ngrica. Megjithatë, banorët shprehen të pakënaqur nga angazhimi I autoriteteve locale në këtë drejtim dhe kërkojnë që punimet që po kryhen të jenë sa më cilësore.

Alsat M