Mërgimtarët dërgojnë 400 milion euro në vit

400 milionë dollarë në vit fitojnë familjet në Maqedoni të cilat kanë anëtarë të tyre që punojnë jashtë vendit. Për familje, kjo arrin 2.800 dollarë në vit. Për ekonomistët, këto dërgesa janë mbrojtje joformale sociale dhe ndikojnë në uljen e varfërisë.

“Rekomandimi kryesor për bartësit e politikave është që dërgesat të jenë të vendosura në kornizë në një politikë përkatëse ku do të shfrytëzohen në mënyrë përkatëse dhe ku do ta ulin edhe në mënyrë formale këtë ndjeshmëri të pranuesve”, deklaroi ekonomistja Bllagica Petreski.

Prej 400 milionë dollarëve, vetëm një për qind e këtyre parave shfrytëzohen për investime në biznes ose në bujqësi. Më së shumti shfrytëzohen për konsum personal si blerje e ushqimit dhe pagesë të faturave. Arsyen pse nuk investohen paratë në biznesi, ekonomistët e lokalizojnë në një pjesë të kushteve të biznesit.

“Përkundër faktit që tatimet janë të ulëta në Maqedoni, ato janë regresive dhe për shkak të kësaj ndoshta duhet të mendohet që të bëhet një reformë tatimore, të ulen tatimet e të ardhurave më të ulëta, ndërsa të rriten të atyre më të larta, me atë që do të lirohen vendet e punës për punë të paguar më ulët”, tha ekonomisti Branimir Jovanoviq,

Më së shumti para paguajnë mërgimtarët në vendet e Bashkimit Evropian, Amerikës, Kanadasë, Australisë. Sipas hulumtimit, shqiptarët pranojnë më shumë para nga mërgimtarët në krahasim me maqedonasit. Këto 400 milionë dollarë vijnë përmes rrugës formale dhe paraqesin katër për qind të BPV-së së shtetit dhe janë më shumë se pjesëmarrja e investimeve të huaja direkte.

Sonja  Jankovska