Merimanga kafshon djalin për herë të dytë ne vend të lig

Një shitës 21 vjeçar është kafshuar për herë të dytë nga një merimangë helmuese në penis. I riu nga Australia ishte duke përdorur një tualet të lëvizshëm në një vend në Sidnei.

Jordan, i cili preferoi të mos e zbulojë mbiemrin e tij tha se ishte kafshuar po në të njëjtin vend nga merimanga, që u kafshua edhe 5 muaj më parë.

“Unë jam djali më i pafat në vend për momentin”, tha ai për BBC.

“Unë isha ulur në tualet dhe vetëm kur ndjeva pickimin njësoj si herën e parë.”

Ai tha se ishte shumë i kujdesshëm në përdorimin e tualeteve portativë, që nga koha kur ishte kafshuar herën e parë.

Kjo lloj merimange ka një shirit të kuq në bark. Pickimi i saj shkakton dhimbje të forta, djersitje dhe të përzjera. Ndërsa deri tani nuk është shfaqur ndonjë rast vdekje.