Merr fund ankthi, ja momenti i ndalimit të trenit serb në Kosovë, çfarë ndodhi në kufi (VIDEO)

Pas ndalimit nga policia e Kosovës të trenit serb në Rashkë, pranë kufirit me Kosovën, mediat serbe kanë publikuar pamje të aksionit.
Gjatë momenteve të ndalesës, shumë udhëtarë kanë dalë jashtë, ndërsa disa prej tyre kanë vazhduar rrugën për në Mitrovicë me autobusë. Treni i nisur për në Mitrovicë ishte me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi”.
Pas aksionit nga policia e Kosovës, treni u kthye mbrapsht për në Beograd. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen kanë reaguar personalitete nga Kosova dhe Serbia.
Gjatë deklaratës për mediat, Vuçiç u shpreh se shqiptarët pa leje të ndërkombëtarëve, kanë dërguar 17 mjete të blinduara për të “provokuar konflikt”. Ai thotë se treni u tërhoq, pasi shqiptarët donin të arrestonin udhëtarët dhe makinistin.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ndalimi i hyrjes në Kosovë të trenit të nisur nga Beogradi ka qenë vendimi i duhur. Gjate një konferencë të jashtëzakonshme për media, Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë provokime të tilla nga Serbia.

Merr fund ankthi, ja momenti i ndalimit të trenit serb në Kosovë, çfarë ndodhi në kufi (VIDEO)