Meryl Streep thyen rekordin e vet me nominimin e 20-të për Oscar

Aktorja amerikane Meryl Streep është propozuar për çmimin Oscar për të 20-tën herë, duke e bërë atë një ndër aktoret më të nominuara në historinë e Oscar.

Aktorja 67-vjeçare është nominuar për aktoren më të mirë për rolin e saj në komedinë ‘Florence Foster Jenkins’, transmeton arbresh.info.

Me nominimin e sotëm ajo ka thyer rekordin e vet, duke lënë pas aktorët Katharine Hepburn dhe Jack Nicholson, të cilët ishin nominuar vetëm 12 herë.

Nominimi i saj i ka gëzuar pa masë përdoruesit e mediave sociale, të cilët e përkrahën edhe më shumë aktorën pas fjalimit kundër Donald Trump në Golden Globe.

Pas fjalimi ka reaguar edhe vetë Donald Trump, i cili e ka përshkruar aktoren si të ‘mbivlerësuar’.