Mesdheu është vatra e tërmeteve, mbart rreziqe për cunami

Mesdheu është vatra e tërmeteve. Statistikat tregojnë se historikisht ky rajon është ndër më të pastabilizuarit në shkallë botërore, pasi ndodhet në pikën e bashkimit të dy pllakave të mëdha tektonike.

Shekuj me radhë aktiviteti sizmik përreth Kretës ka provokuar valë tërmetesh dhe kjo mund të rrisë rrezikun e ardhshëm edhe për cunami në këtë rajon, thuhet në një njoftim të botuar në Nature ëorld Neës.

Disa pllaka tektonike që ndodhen në pellgun e Mesdheut krijojnë paqëndrueshmëri, që shkaktohet nga përplasja e pllakave afrikane dhe euroaziatike. Ndërsa shkencëtarët kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm se përplasja mes dy pllakave mund ta bëjë kryesisht pjesën lindore të këtij rajoni të ndjeshme ndaj tërmeteve.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se në 50.000 vitet e fundit, pjesa perëndimore dhe lindore e Kretës kanë lëvizur me rreth 328 këmbë mbi nivelin e detit, duke rritur atje numrin e tërmeteve./opinion/