Meshkujt kosovarë, maniakë të vajzave të mitura

Meshkujt kosovarë, maniakë të vajzave të mitura

Në moshë të mitur dy të rinj para pak javësh u bënë qift duke e publikuar edhe dasmën në rrjetin social. Dasma e ciftit të moshës së re ngjalli reagime të shumta dhe bëri që të aktivizojë edhe Policinë lidhur më këtë, nëse martesa u realizua konform ligjeve ne fuqi.

Por, të moshës më të re se 18 vjeçare në Kosovë ka martesa çdo vit. Të kësaj moshe kryesisht janë gjinia femërore. Meshkujt kosovarë preferojnë të martohen me vajza shumë më të reja se vet, madje edhe të moshës 16 e 17 vjeçare. Vjetari i Statistikave i publikuar para pak muajve nga Agjencia e Statistikave, mes tjerash ka evidentuar edhe statistikat lidhur me martesat ndër vite, konkretisht nga viti 1955 deri në vitin 2014.

Sipas statistikave, në vitin 2010, në moshën 16 vjeçare janë kurorëzuar 17 femra dhe asnjë mashkull, në moshën 17 vjeçare, 91 femra dhe 0 meshkuj, ndërsa në moshën 18 vjeçare 482 femra dhe 43 meshkuj. Në vitin 2011, në moshën 16 vjeçare janë kurorëzuar 29 femra dhe 0 meshkuj, në moshën 17 vjeçare 93 femra dhe 7 meshkuj, të moshës 18 vjeçare kanë qenë 675 femra dhe 54 meshkuj. Në vitin 2012, në moshën 16 vjeçare 33 femra dhe 0 meshkuj, në moshën 17 vjeçare 90 femra dhe 3 meshkuj, të moshës 18 vjeçare kanë qenë 744 femra dhe 71 meshkuj.

Në vitin 2013, në moshën 16 vjeçare 28 femra dhe një mashkull, në moshën 17 vjeçare 84 femra dhe 1 mashkull, në moshën 18 vjeçare 591 femra dhe 49 femra. Në vitin 2014, të moshës 16 vjeçare kanë qenë 27 femra dhe 0 meshkuj, të moshës 17 vjeçare kanë qenë 68 meshkuj dhe 0 meshkuj, të moshës 18 vjeçare kanë qenë 657 femra dhe 71 meshkuj, në moshën 18 vjeçare 657 femra dhe 71 meshkuj.

Komuna e Ferizajt përben një raste të pa precedent të rekordit të martesave në tersi gjatë vitit 2014. Nëse në Prishtinë para dy viteve janë kurorëzuar 1372 cifte, në Ferizaj janë kurorëzuar 1019 cifte. Në vitin 2014, në Kosovë kanë qenë 16239 kurorëzime dhe 1243 shkurorëzime. Sipas Statistikave ekzistuese, kosovarët në moshën më të re janë martuar në vitin 1955, në këtë vit nga mosha 15 deri në 19 vjeçare janë kurorëzuar 1167 meshkuj, dhe 2984 femra, deri sa në vitin 2014 në këtë moshë janë kurorëzuar 249 meshkuj dhe 1547 femra/lajmi.net.