Mësimi Nr. 1 nga Ballkani: Mos shkëmbe kurrë demokracinë, me stabilitetin e rremë

Nga Bodo Weber

A i bëhet vonë vërtetë BE-së, për Ballkanin Perëndimor?

Javët e fundit, zyrtarët europianë janë reshtuar për të dhënë deklarata alarmiste në lidhje me situatën politike në përkeqësim, në Ballkanin Perëndimor. Kjo shënon një kthesë 360 gradë në retorikë, pas një dekade të injorimit të paralajmërimeve, se dobësia e politikave të BE-së në rajon, paraqiste një rrezik potencial për sigurinë e Europës. Ka dyshime nëse ky ndryshim në retorikë, shënon edhe një ndryshim drejt një angazhimi më serioz.

BE ka lëvizur, nga të vepruarit tërësisht me “autopilot”, tek veprimi për një numër nismash politike në Ballkanin Perëndimor, gjatë viteve të fundit. Megjithatë, atyre të nxitura prej udhëheqjes gjermane – në Kosovë dhe Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë – u ka munguar një strategji kohezive dhe janë zhytur në krizë, ndërkohë që angazhimi i Bashkimit Europian në Maqedoni ishte shumë i dobët, që në krye të herës, për të patur sukses.

Ka disa mësime që BE duhet të nxjerrë nga anagzhimi i vet në Bashkimin Europian. Së pari, mos shkëmbe demokracinë me stabilitetin e rremë dhe unitetin e rremë me BE-në. Së dyti, nuk ka një zgjedhje mes integrimi t të brendshëm dhe zgjerimit – dhe një union me dy korsi nuk është zgjidhje. Dhe së treti, evolucioni i mjeteve të anëtarësimit në një instrument potencial për promovimin e demokracisë jashtë BE, mund të jetë i dobishëm, për problemin e demokracisë që BE ka brenda vetes, si për shembull në Hungari. /Carnegie Europe

Autori është analist politik në Këshillin e Politikave për Demokratizim