Mesiq aksidentohet në Shkup

Në qarkoren e Shkupit, fatkeqësi komunikacioni ka pësuar ish presidenti kroat Stjepan Mesiq.

Në rrugën për në hotel, me veturë të ambasadës kroate, ka ardhur deri tek një përplasje me veturë tjetër me targa të Shkupit, ndërsa në aksidentin nuk ka persona të lënduar, njofton TV24.

Nga MPB e kanë konfirmuar rastin e aksidentit dhe lokacionin duke thënë se kanë intervenuar pas një lajmërimi nga ana e kalimtarëve të rastit.