Mësoni se kush ka paralajmëruar koncert madhështor në Prishtinë (Foto)

 

Nga postimet në rrjete sociale kantautori i mirënjohur nga Shqipëria ka paralajmëruar koncert në Prishtinë.
Sipas kantautorit, koncerti i radhës në Prishtinë do të jetë i një formati tjetër dhe i organizuar si asnjëherë më parë. ‘”Tingujt E Ditarit Tim” si asnjëherë më parë, së shpejti në Prishtinë…’, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Koncerti i kantautorit Skenderaj mbahet më 1 qershor 2017, në festën e madhe të bankës ProCredit të organizuar për qytetarë të Kosovës, Alban Skenderaj do të performojë këngët live me një ekipë të zgjeruar prej 30 instrumentistësh dhe muzicientësh.

“Tingujt e ditarit tim” është koncerti që për dy orë do të shpalosë krijimtarinë e kantautorit shqiptar.

Ky koncert do të përmbaje këngë, të sjella në një variant të ri akustik dhe performanca me instrumente akustike, do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë.