Messi më i mirë se Ronaldo, e lë prapa portugezin në La Liga (FOTO)

Leo Messi ka lënë prapa Cristiano Ronaldon me golin e shënuar ndaj Atleticos.

Argjentinasi shënoi golin e fitores për blaugranët përballë Atleticos, për ta ngjitur Barcelonën në krye të La Ligas, raporton Gazeta Blic

Golat e Messit i kanë sjellur më shumë pikë ekipit të Enriques këtë edicion në La Liga se sa golat e Ronaldos Realit, apo ndonjë futbollisti tjetër në La Liga.

Messi ka shënuar 20 gola në La Liga deri tani këtë edicion, duke i fituar 12 pikë Barcelonës me golat e tij, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Kjo fitore ishte njëherit fitorja e 400-të e Messit në karrierën e tij me Barcelonën në të gjitha kompeticionet.

‘Vicente Calderon’ është poashtu stadiumi në të cilin Messi ka shënuar më së shumti si mysafir, gjithsej 13 gola. /Gazeta Blic/