Messi thyen rekord në La Liga, e lë prapa Ronaldon

Lionel Messi ka arritur rekord këtë edicion në La Liga.Ylli i Barcelonës po shkëlqen këtë edicion, duke arritur rekord në kampionatin spanjoll, shkruan Gazeta BlicArgjentinasi shënoi dy herë në fitoren prej 3:0 të Barcelonës kundër Las Palmasit, duke e ngritur në 10 kuotën e golave të shënuar këtë edicion.Në shtatë ndeshjet e luajtura në La Liga gjithsej këtë edicion, 30-vjeçari ka shënuar 10 gola, duke u bërë lojtari i parë që shënon 10 apo më shumë gola këtë sezon në La Ligë.Ronaldo këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol me Realin, në dy ndeshje. Kujtojmë se portugezi ishte i pezullar për pesë ndeshjet e para të këtij sezoni. /Gazeta Blic/