Messi ‘transferohet’ tek Reali i Madridit, ja njoftimi në Facebook

Faqja zyrtare e Real Madridit në Facebook ka publikuar lajmin për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Por faqja zyrtare e Real Madridit në Facebook është hakuar mëngjesin e sotëm dhe personat që e kanë marrë në zotërim kanë bërë shaka duke zyrtarizuar transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

“Mirë se vini Messi”, ishte shkruar në faqen zyrtare të kampionit të Spanjës dhe Evropës.

Por, pas pak minutave Real Madrid ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar.