Messi tre javë jashtë fushe

_91333961_messi

Dëmtimi i Mesit në sfidën me Atletikon do t’i kushtojë skuadrës së Luiz Enrikes, 3 javë jashtë fushe. Kështu kanë vendosur mjekët e klubit, pas konstatimit. Bazuar në diagnozën paraprake, Messi do të qëndrojë të paktën tre javë jashtë fushave të lojës.

Stafi mjekësor i Barcelonës do të zhvillojë të tjera kontrolle, pasi i trebmet faktit që dëmtimi i pësuar mund të lidhet me pubalgjinë, një problem me të cilin numri 10 bashkëjeton tashmë prej kohësh. Largimi i Lionel Messit nga fusha u ndje menjëherë te Barcelona, me balancat e skuadrës që u prishën dhe Atletico-n që nisi ta sulmonte. Mesi e la të mërkurën fushën e lojës, kur kronometri tregonte afërsisht një orë lojë.

Sulmuesi u zëvendësua për shkak të dhimbjeve, ndërsa kontrollet mjekësore evidentuan një lëndim muskulor në kofshën e djathtë. Sipas kalendarit në vijim, Messi nuk do të luajë për Argjentinën në kualifikueset e Botërorit 2018, në sfidat ndaj Perusë dhe Paraguajit, më 7 dhe 12 Tetor. Në anën tjetër, Barcelona duhet të bëjë pa shërbimet e lojtarit kryesor në dy sfidat e kampionatit kundër Sporting Gijon dhe Celta Vigo, si edhe për ndeshjen në Champions ndaj Borussia Monchengladbach.

Pritshmëritë janë që Mesi të kthehet në fushë diku nga mesi i muajit tetor dhe pikërisht më 15 tetor në përballjen e katalanasve me Deportivo La Coruna, për të qenë tërësisht i gatshëm dhe në formë, më tej kundër sitit në Champions.