Mësuesi filmohet duke dhunuar nxënësin

Një vazjë e tmerruar ka filmuar në fshehtësi mësuesin e anglishtes që i gjuan në shpullë studentëve të tij.

Raste të tjera dhune kanë qenë edhe ndaj vajzave kur u tërheq flokët apo i godet me shkopinj.

Ish-punonjësi i Marinës i godet fizikisht nxënësit kur ata marrin nota të ulëta, rezultate të këqija në teste, kur nuk mbarojnë detyrat e shtëpisë apo kur vijnë vonë në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Indisë, por Pradeep Arora, mësuesi që fshihet pas kësaj dhune ka thënë se studentët e tij kanë nevojë të trajnohen.

Ai ka dhënë mësim që prej vitit 1999 dhe e ndjek këtë metodë dhune që në fillimet  e tij si mësues. Ai pretendon se e bën këtë vetëm për të nxjerrë më të mirën nga nxënësit.