Mësuesja mbetet shtatzëne me nxënësin 13-vjeçar, rrezikon 30 vite burg

Kohët e fundit janë shtuar rastet e marrëdhënieve seksuale në shkolla të mësueseve me nxënësit. Rasti i fundit është shënuar në një shkollë në “Houston”, ku një mësuese akuzohet për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një djalë 13-vjecar, me të cilin ka mbetur shtatzënë.

Ajo është Alexandria Vera, 24 vjeçe dhe rrezikon deri në 30-vite burg. Ajo u lirua me kusht duke lënë si garanci 100 mijë dollarë, ndërsa vendimi për dënimin e saj do të jepet në janar.

Mediat e huaja shkruajnë se 24-vjeçarja ishte mësuese e gjuhës angleze kur takoi djalin gjatë shkollës verore, ndërsa kanë patur marrëdhënie seksuale për rreth 9 muaj.