Mësuesja në Ukrainë tenton ta shesë 13 vjeçaren për 10 mijë dollarë

Policia në pjesën perëndimore të Ukrainës ka arrestuar një mësuese nën dyshimin se ka tentuar të shesë një vajzë 13 vjeçare për 10 mijë dollarë.

Vajza jetonte në konviktin e një shkolle për jetimët dhe të pastrehuarit në rajonin Kharkiv.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov e ka raportuar rastin në Facebook, me fotot e mësueses 52-vjeçare dhe vajzës. Ai tha se policia i kishte monitoruar për katër muaj.

Avakov tha se blerësi kishte lënë të kuptohet se organet e vajzës do të hiqeshin.

Blerësi kishte pyetur për shëndetin e vajzës dhe i kishte paguar mësueses 31-39 dollarë për foton e vajzës dhe të dhënat mjekësore rreth saj.

Mediat ukrainase e kanë quajtur të dyshuarën si Galina Kovalenko.

Ajo ishte mësuese e gjuhës ruse dhe ukrainase, dhe ka përvojë më shumë se 20 vjet në mësimdhënie.