Meta: Maqedoni evropiane dhe respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve

Kryetari i Parlamentit shqiptar dhe lideri i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë qëndrimit në qytetin kufitar Peshkopi, ka ndaluar në gjendjen politike në Maqedoni.

“Interesi ynë është vetëm Maqedonia evropiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, ka deklaruar Meta.

Pak ditë më parë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ftoi udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni që t’i bashkohen një takimi të përbashkët për të diskutuar mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit./TCH/