Meta: Stabiliteti i Maqedonisë është kyç për Shqipërinë

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, deklaroi se stabiliteiti i Maqedonisë është shumë domethënës për Shqipërinë

“Mund të them se e vetmja mbështetje që mund të japim është për një proces stabilizues, demokratik dhe evropian. Duhet t’a zmadhojmë bashkëpunimin me faktorin shqiptarë në kuadër të një Maqedonie evropiane. Stabiliteti i Maqedonisë është shumë domethënës dhe kyç për Shqipërinë”, tha mes tjerash Meta.

Ndryshe Ali Ahmeti sot, ka realizuar disa takime në Shqipëri me Ilir Metën, Edi Ramën dhe Bujar Nishanin.