Metodë e çuditshme për heqjen e dhimbjes së kokës

Kjo video e sikletshme tregon një person që merr një trajtim të çuditshëm për heqjen e dhimbjes së kokës.

Sipas raportimeve, procedura mund të përdoret për të trajtuar dhimbjet në mënyrën tradicionale kineze.

Por ndërsa trajtimi ka ekzistuar për qindra vjet, video, që besohet të jetë filmuar në Kinë, ka shokuar njerëzit që e kanë parë në rrjetet sociale.

Në video personi që po trajtohet me nxjerrje gjaku nga balli shihet duke qeshur dhe bërë shaka.

Një tjetër person që duhet të jetë doktori, e prek atë në ballë duke i nxjerrë gjak.

Ky proces vazhdon për gati një minutë