MEXHITI: Apeli i Ali Ahmetit ka qenë në unifikimin e opozitës shqiptare

Në shumë apele të Ahmetit ka qenë në unifikimin e opozitës shqiptare që të formohen dy alternativa dhe qytetari të përcaktohet në një nga alternativat, por nëse kësaj i shtohet pjesëmarrja edhe në disa partitë politike maqedonase, “prapëseprapë ka më shumë opsion tek partitë shqiptare”.

“Nëse hyjmë tek numrat duhet parë në mënyrë të përgjithshme. Një fitore e mirë e partisë shqiptare do jetë çelësi i qeverisë së re. Në këto zgjedhje dëmi do jetë në zonën 1, 2 e 5 me djegien e votës shqiptare që rrezikon të materializohet tek partitë maqedonase, derisa tek zona 6 ajo materializohet me deputetë shqiptarë”, ka thënë Mexhiti në “Rruga drejt…” në Alsat-M, duke shtuar se nëse e vëmë interesin kombëtar mbi atë partiak, “është fatkeqësi përçarja e votës shqiptare”, transmeton Aktuale.mk.