Mexhiti: Përzgjedhja e BDI-së të shkojë me LSDM-në, moment i duhur

 

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka thënë se përzgjedhja e BDI-së të shkojë në koalicion me partinë që ka 49 (LSDM-në), e jo me VMRO-në që ka 51 tregon se BDI në momentin e parë është orientuar aty ku duhet.

“Nuk i ikim ballafaqimit, por duhet ta shohim realitetin me sy, në peridhën e kaluar e kemi pasur një situatë ku politikën e diktonin numrat, kishim një VMRO të fuqishme dhe një LSDM të dobët, oponentë politik shqiptarë që ishte në funksion të VMRO-së dhe pak ishin mundësitë BDI të zgjedh ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë Mexhiti në emisionin 200 në Alsat-M.

Sipas tij, BDI ka kapacitete demokratike, ka pasur debat brenda saj, pastaj edhe reforma që nuk kanë qenë radikale, gjithmonë ka prurje të figurave të reja, qoftë edhe për reforma të thella në mënyrë kontinuale.