Mexhiti takohet me Thimonier: BDI e përkushtuar në Qeverinë reformuese

 

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti mirëpriti Ambasadorin e Republikës së Francës z. Christian THIMONIER

Krerët e diplomacive europiane vazhdojnë takimet e tyre me elitën e politikëbërjes vendore për të shprehur përkrahjen e qeverive europiane në tejkalimin sa më të shpejtë të krizës politike për konsolidimin institucional dhe zhvillimor të vendit.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti në takimin që sot realizoi me Ambasadorin e Republikës së Francës z. Kristian Timonie shprehu përkushtimin e subjektit më të madh politik shqiptar që ai përfaqëson për formimin e një qeverie reformuese që do të vazhdojë hapërimin e shpejtë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO.

Ai njoftoi kreun e diplomacisë franceze për opsionet e mundshme për përmbyllje të krizës si dhe stabilizimi politik i vendit. Në sferën e pushtetin lokal Mexhiti njoftoi Ambasadorin francez me situatën e krijuar dhe pasojat juridiko-ekonomike duke shprehur nevojën sa më të shpejtë të zhbllokimit të pushtetit lokal dhe masat e ndërmarra në këtë drejtim.

Në shenjë faleminderimi për angazhimin diplomatik në procesin e tejkalimit të krizës politike, Mexhiti i dhuroi Ambasadorit Timonie një plaketë përkujtimore të Nënë Terezës si simbol i paqes dhe humanitetit njerëzor.